BallinaMaqedoni

Aksion i madh në Maqedoni, policët po arrestojnë policë

Aksioni drejtohet nga një prokuror publik nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve.

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar sonte në rajonin Strumicë-Gevgjeli, njofton MPB. Aksioni është nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve.

Për momentin, nuk ka informacion shtesë për aksionin.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pritet të marrin vendim për detajet e rastit gjatë ditës së nesërme.

Ndërkohë, një pjesë e mediave jozyrtarisht, duke iu referuar burimeve policore, raportojnë se në aksion janë arrestuar rreth 30 doganierë dhe policë.