Maqedoni

Aksidentohet në Slloveni një familje nga Maqedonia, një grua humb jetën, të lënduar edhe katër persona

Një familje e cila raportohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, ka pësuar aksident të tmerrshëm në afërsi të Leskovcit ndërsa po kthehej nga pushimet në Slloveni.

Sipas mediave serbe, dyshohet se një grua e cila gjendej në automjet, ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti me dy fëmijët e saj dhe një e moshuar kanë mbetur të lënduar, transmeton klankosova.tv.

Thuhet se deri tek aksidenti erdhi kur drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur në parmak i cili dhe ka depërtuar në gjithë veturën.

Si pasojë e aksidentit raportohet se ende ka bllokim trafiku, ndërsa nacionaliteti i familjes ende nuk është bërë i ditur.