AKSIDENTI NË RRUGËN SHKUP-TETOVË, POLICIA ME DETAJE
SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në rrugën Shkup-Tetovë, në të cilën lëndime ka marrë një person.
“Më datë 20.05.2024 në ora 18:30, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup – Tetovë, në afërsi të urës mbi lumin Vardar në Zhelinë të Tetovës, kamioni “Volvo” me shenje kombëtare serbe, i drejtuar nga Z.J. (65) nga Republika e Serbisë, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës”, njoftojnë nga SPB Tetovë.