Aksidenti në Llaskarcë, pronari i “Durmo Tours” nuk ndihet fajtor
Pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, nuk ndihet fajtor për aksidentin fatal afër fshatit Llaskarcë ku humbën jetën 16 pasagjerë. Në Gjykatë tha se edhe pse është pronar i kompanisë, nuk ka mundur të dijë nëse ndonjë autobus ishte në rregull apo jo, nëse për këtë nuk e informojnë shoferët që është dashur t’i kontrollojnë autobusët para se të nisen në rrugë.
Më vjen keq dhe jam i pikëlluar për atë që ndodhi. Çfarëdo që të na ndodhë, nuk i kthen viktimat. I bëj thirrje shoferit Manoil Trifunovski të tregojë se çfarë ka ndodhur. Vetëm ai e di të vërtetën. Çdo gjë tjetër është supozim- deklaroi Durmish Beluli- pronar i “Durmo Turs”.
Përveç kompanisë së transportit, Beluli gjithashtu ka pasur stacion për kontroll teknik në kuadër të biznesit, ku kontrollohen autobusët e “Durmo Turs”. Ai pohonte para gjykatësve se kurrë nuk kishte bërë presion ndaj punonjësve në stacion që automjetet me defekt ta kalojnë testin e korrektësisë. Për më tepër, gjykatën e siguroi se nuk ka kursyer për pjesë rezervë dhe mirëmbajtje të rregullt të autobusëve. Prokuroria kishte zbuluar se kishte manipulator të shpejtësisë në autobusin me të cilin ndodhi aksidenti gjegjësisht nëse autobusi lëviz më shpejt se sa lejohet, kjo të mos regjistrohet. Beluli nuk kishte dijeni as për këtë.
Durmo Turs” nga maniplatori i shpejtësisë ka vetëm dëm kurse shoferi ka dobi. Pasi e zbulova këtë, kuptova se nga kjo ka vetëm dëm, harxhim të gomave dhe të karburanteve- tha Durmish Beluli- pronar i “Durmo Turs”.
Kanë kaluar dy vjet që nga aksidenti afër Llaskarcës. Të akuzuar janë pronari i kompanisë, personi përgjegjës për transport Ramzi Miftari, shoferi i autobusit Manoil Trifunovski dhe tre punonjës të stacionit të inspektimit teknik.