September 19, 2024
Maqedoni

Aksidenti afër Q.T. “Mavrovasja” shkakton kaos në rrugët e Shkupit

Një aksident mes pesë makinave në kryqëzimin afër Q.T. “Mavrovasja” ka shkaktuar kaos në rrugët kryesore të Shkupit, përcjell TV21. Jozyrtarisht katër persona të lënduar janë transferuar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Ndërkaq, në redaksinë e TV21 kanë arritur video nga qytetarë të revoltuar pas bllokimeve të rrugëve kryesore të kryeqytetit.