Aksident tragjik në Kumanovë, shoferi humb jetën, e goditi rimorkio e kamionit që e voziste
Një Gjashtëdhjetë e pesë vjeçar, banor i fshatit Mllado Nagoriçane, ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga rimorkio e kamionit që e ka vozitur, ka njoftuar sot SPB Kumanovë.
Siç transmeton portali lideri.mk, aksidenti ka ndodhur dje, rreth orës 11 në kryqëzimin e rrugës Gjorçe Petrov dhe një degëzimi të kësaj rruge në vendbanimin Pero Çiço.
“L.D (65) nga fshati. Mllado Nagoriçan, Komuna e Staro Nagoriçanit, është përplasur nga një rimorkio dhe ka ndërruar jetë në vend. Ai ka qenë duke transportuar një makinë pune me ekskavator me kamion traktor “Man” me rimorkio me targa të Kumanovës. Në vendngjarje ka ndaluar veturën dhe me bashkëudhëtarin e tij LJ.B (37) nga fshati Brazdë, kanë filluar të shkarkojnë makinën e punës nga rimorkio. Pasi LJ.B. ka hyrë në ekskavator, L.D. ka qëndruar jashtë mjetit për t’i dhënë udhëzime për ta zbritur nga rimorkio. Në të njëjtën kohë, rimorkio ka lëvizur, dhe traktori ka goditur automjetin e parkuar të pasagjerëve “Ford” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga I.V (47) nga Kumanova, i cili ka pësuar lëndime, të konstatuara në spitalin e Kumanovës. Në tentativë për të ndaluar automjetin, L.D. është goditur nga rimorkio dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vend” ka njoftuar policia.
Një mjek nga Emergjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa prokurori publik, ekipi nga SVR Kumanovë dhe inspektori i punës kanë kryer hetime./Lideri