June 26, 2024
BallinaMaqedoni

Aksident tragjik me dy viktima në Maqedoni

Një tragjedi ka ndodhur sot në Galiçicë, kur një automjet ka rënë në një humnerë. QMK Rajonale e Ohrit raportoi në lidhje me mjetin e rënë në malin e Galiçicës, se fillimisht është përcaktuar lokacioni i saktë, në vendin e quajtur “QAFA” në malin Galiçicë, shkruan Lideri.mk.

Automjeti ka rënë në një humnerë e thellë 100 deri në 200 metra të thellë nga rruga rajonale Trpejcë – Prespë që të çon nëpër Parkun Kombëtar “Galiçica”.

Sipas ekipeve që ndodhen në terren, në vendngjarje kanë humbur jetë dy persona, shkruan Lideri.mk.

“Ekipi i MPB-së së Ohrit, Shërbimi i Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq Ohër janë në terren dhe pas kontrollit kanë vazhduar me nxjerrjen e viktimave dhe veturës nga përroska”, njoftoi QMK./Lideri