Aksident në Shtip, ashensori zë poshtë për vdekje një burrë
Një person ka humbur jetën nga aksidenti që ndodhi në një ashensor në një objekt hotelerik ku personi menjëherë është dërguar në spitalin klinik në Shtip.
Nga SPB Shtip e vërtetuan ngjarjen dhe thanë se aksidenti ka ndodhur sot gjatë pasdites në një objekt hotelerik në Shtip.
Më shumë detaje rreth aksidentet nuk ka, por nga SPB Shtip theksuan se po bëhet mbikqyerja e vendit të ngjarjes.
Në teren ndodhen edhe ekipet e Prokurorit Pulbik dhe inspektorët shtetërorë.