June 26, 2024
BallinaMaqedoni

Aksident në Kërçovë, 5 të lënduar

Një aksident i rëndë mbrëmë ndodhi në rrugën Kërçovë-Osllomej.

Sipas MPB-së, aksidenti ndodhi në ora
22:55, mes makinës “fiat” e drejtuar nga S.D (18), automjetit “Vw passat” e drejtuar nga D.D (33) dhe automjetit “audi” e drejtuar nga V.H (59), të gjithë nga Kërçova.

Në aksident me lëndime të rënda trupore ka përfunduar bashkëudhëtarja në automjetin “fiat”, ndërsa me lëndime kanë përfunduar edhe vozitësi dhe një bashkëudhëtar i tyre.

Drejtuesi i automjetit “vw passsat” dhe bashkudhëtari i tij Q.R (30), po ashtu kanë marrë lëndime trupore që janë vërtetuar në spitalin e Kërçovës.