Aksident i rëndë trafiku në Klinë, vdes një person e lëndohen tre të tjerë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orëve të vona në fshatin Shtaric të Klinës ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.
Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore dhe deri tek aksidenti kishte ardhur teksa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric- Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e parë ballore përplaset në automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.
“Në vend të ngjarjes mjeku kujdestarë ka konstatuar vdekjen e njërit nga të lënduarit (i dyshuari) gjerë sa tre persona të lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, njofton Policia e Kosovës.