Aksident i rëndë në Shkup, kamioni përplas për vdekje 30-vjeçarin nga fshati Tanushë
Një 30-vjeçar nga fshati Tanushë ka ndërruar jetë në një aksident , mbrëmjën e djeshme në qarkoren e veriut të qytetit të Shkupit, respektivisht në drejtimin nga Kumanova drejt Tetovës, në afërsi të Stenkovecit.
30-vjeçari R.E. nga Tanusha është goditru nga një kamion, bashkë me dy persoan tjerë, të cilët janë rëndë të lënduar.
“Një kamion ka goditur B.XH.(31) nga fshati Rramanli i Kumanovë, SH.E.(34) dhe R.E.(30), të dy nga fshati Tanushë në Shkup, të cilët ndodheshin pranë një kamioni të parkuar me targa të Kumanovës, pas çka shoferi i kamionit është larguar nga vendi. R.E. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Lëndime trupore ka pësuar B.J. dhe S.E., të konstatuar në Kompleksin Klinikë Nënë Tereza”, thonë nga MPB.