Kosovë

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, humbin jetën dy persona

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, kanë humbur jetën dy persona.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin.

Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku kanë humbur jetën dy persona.

Siç merr vesh Telegrafi në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ndërkaq përpos dy viktimave kanë mbetur të lënduar edhe disa persona.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/