Kolumna

Ajdini: Ejup Rustemi dështaku i BDI, herë me Postën, e tani me autostradën Shkup-Bllacë

Omer Ajdini nga Aleanca për Shqiptarët i ka reaguar Drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, i cili ka deklaruar se për shkak disa punëve të paparashikuara po vonohen punimet në autostradën Shkup-Bllacë.

Ajdini shkruan se Rustemi ka dështuar edhe si Drejtor i Postës duke i shkaktuar humbje të mëdha.

“Nëse nuk e keni ditur, ky zotriu (Ejup Rustemi) ishte Drejtor Gjeneral i Postave të Maqedonisë në mandatin e kaluar.

Ai u bë Drejtor Gjeneral pa asnjë ditë eksperiencë profesionale menaxheriale as në Postë dhe as në sektorin privat, dhe si pasojë edhe pse Posta kishte diku 18 milion euro të hyra në vitin 2018, ai e çoi Postën në humbje prej 2.7 milion eurove.

Sot Posta duhet të privatizohet sepse tipat si ky zotriu e çuan në humnerë duke e keqmenaxhuar atë!

Prandaj edhe projekti i rrugës Shkup-Bllacë përballet me “të papritura” dhe dështime, sepse tipat në BDI si ky zotriu vetëm të dështojnë dhe të vjedhin dinë, asgjë tjetër.

Boll më!”, shkruan Ajdini.