BallinaMaqedoni

“Ai ligj është i larë me gjak ore vëlla”- Ahmeti: Kryetari i Kushtetueses tha se nuk u friguan se janë burra trima! Hajde urdhëroni, ndryshojeni ligjin

Për ligjin për gjuhët ka folur sërish lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, që siç tha, në seancën e 11 dhjetorit që e pati Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit është përgatitur që ta hedhë në koshin e plehrave ligjin për gjuhën shqipe. Ahmeti tha se ligji për gjuhën është i larë në gjak dhe nëse nuk frikësohen, le të urdhërojnë e ta ndryshojnë.

“Më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese ka përgatit ta hedhë në shportën e plehrave ligjin e gjuhës dhe këto informata I kemi pasur, që tani dalin e thonë se nuk ka qenë e vërtetë. E vërtetë si delli që linden nesër ka qenë. Kur dikush të thotë “mos mendo se të frigohem”, ai firgohet. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese tha se ne nuk u friguam, jemi burra trima. Hajde urdhëroni, ndryshojeni ligjin. Ai ligj është i larë me gjak ore vëlla”, tha Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti: Në komisionin e Venecias ka qenë një antishqiptare, Karakamisheva! Ka përgatitur 75 faqe për ta hedhur në shportën e plehrave ligjin për gjuhën shqipe

“E kanë tërhequr ligjin në mënyrë klandestine”, kështu tha Ali Ahmeti për përgjigjen nga Komisioni i Venecias dhe shtoi se, kanë kthyer përgjigje për çështjet që nuk kanë kërkuar trajtim.

Ahmeti tha se, pjesë e këtij Komisioni ka qenë një antishqiptare, që tha se quhet Karakamisheva dhe shtoi se, kjo e fundit ka përgatitur 75 faqe për ta hedhur në plehra ligjin për gjuhën shqipe.