Maqedoni

Ahmeti: Të mos përsërisim gabimet e së kaluarës, ky shtet mund të qëndrojë vetëm në mirëkuptimin në mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot tha se vendi ynë nuk duhet të përsërisim gabimet e së kaluar.

Ahmeti tha se nuk duhet të na përsëritet e kaluara, sepse në shumë momente historike kemi bërë gabime në saje të platformave antishqiptare.

“Sot duhet vetëdijesohemi dhe të ndërgjegjësohemi që të mos biem pre e propagandave ditore, ashtu siç bëri OBRM-PDUKM-ja për fat të keq me politika antishqiptare i mllefosi komunitetin maqedonas duke u justifikuar e sofistikuar me mjeshtrin më të madhe gjoja se lufton BDI-në. Por në fakt ata luftonin shqiptarët dhe jo BDI-në”, tha Ahmeti

Ahmeti shtoi se ky shtet mund të qëndrojë vetëm duke qenë në harmoni dhe mirëkuptim dy kombet më të mëdha, shqiptarë dhe maqedonas.