Lajmet e reja

Ahmeti takon nënë Fatimen: Strehoi dhe ndihmoi ushtarët e UÇK-së

Pasi njoftoi për fillimin e aktiviteteve për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të UÇK-së, kreu i Bashkimit Demokratik për Integim nga Prishtina ka vazhduar në fshatin Komogllavë të Ferizajit ku ka realizuar një takim special ku ka vizituar nënë Fatime Xhemajlin, e cila sipas Ahmetit sivjet mbushi 90 vjet.

Ahmeti sqaron se nënë Fatimja strehoi e ndihmoi ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe jo vetëm kaq, por ishte pjesë aktive e logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Veç tjerash Ahmeti shton se nënë Fatimja ndihmoi dhe strehoi veprimtarë politik dhe luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reagimi i plotë i kreut të Integristëve, Ali Ahmeti:

Në të kthyer nga Akademia për përvjetorin e UÇKsë, u ndala në Komogllavë të Ferizajt për të vizituar nënë Fatime Xhemajli, a cila sivjet mbushi 90 vjet dhe hoqa mallin e nënës sime. Nënë Fatimja ndihmoi dhe strehoi veprimtarë politik dhe luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithashtu ajo strehoi e ndihmoi ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe jo vetëm kaq, por ishte pjesë aktive e logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.