Maqedoni

Ahmeti shpall rezultatet e zgjedhjeve brendapartiake, në Çair fiton Bekim Neziri, në Kumanovë ende nuk ka rezultate

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve brendapartiake të ditës së sotme në një konferencë për shtyp ka shpallur edhe rezultatet e tyre në 14 degët e BDI-së, me parimin “një anëtar, një votë”. Në Çair ka fituar, Bekim Neziri, përballë kundër kandidatit tjetër Rexhep Ademi.

Sipas Ahmetit, zgjedhjet u zhvilluan me një standard të lartë, të ri, një antar një votë, ku kanë votuar mbi 28 mijë anëtarë.

Në Veles ka fituar Llokamn Salija, në Dibër Artin Spahia, në Kërçovë, Ardita Dani dhe në Çair Bekim Neziri. Kurse për degën e Kumanovës dhe Likovës nuk ka treguar rezultate.
Në raundin e tretë do të mbahen zgjedhje në Strugë, Saraj, Mavrovë, Qendër Zhupë etj.