Maqedoni

Ahmeti: Sakrifica e familjes Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk ka shkruar se familja Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep.

“Sakrifica e familjes Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep.

23 vjetorin e rënies së tyre e përkujtojmë si humbjen dhe dhimbjen më të madhe që lëvizi historinë e vendit tonë.

Selvija, Mersimi, Neali, Hisnija, Jenuzi, Valbona, Syzana, Nerimani, Fitimi e Fitorja janë dritë e pashuar e vlerave më të larta të humanizmit.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për komb dhe atdhe!” ka shkruar Ahmeti.