Ahmeti për Frontin Europian: Bisedojmë me ASH, Thaçin, Hoxhën, edhe me parti turke, boshnjake dhe rome
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me liderin e Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, kreu i BDI-së u pyet nëse ASH-krahu i Selës do të jetë pjesë e Frontit Eurpopian.
I pari i internistëve tha se po bisedohet edhe me ASH-në, PDE-në e Arjanit Hoxhës, PDSH-në e Menduh Thaçit, por edhe me parti të etnive tjera.
“Jemi duke biseduar me të gjithë, edhe me ASH, edhe me z.Thaçi, edhe me z.Arjanit Hoxha, edhe me parti turke, boshnjake, rome, që t’i bashkëngjiten këtij Fronti”, tha mes tjerash Ahmeti.