BallinaMaqedoni

Ahmeti ofendon VLEN-in: Nuk kanë guxim as sa një mace! (Video)

Kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti nga tendat para Gjykatës Kushtetuese, i ka dërguar mesazh pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, që mos ta preket gjuha shqipe, përcjell TV21. Duke folur për qeverinë aktuale, Ahmeti tha se po të ishin politikanë të mirë, të njëjtit, do ta avanconin gjuhën shqipe.

“Asnjëherë nuk kemi kontestuar, as gjuhën e bashkëqytetarëve, as historinë e bashkëqytetarëve, prandaj mos i prekni në palcë shqiptarët, sepse edhe durimi ka një fund. Kështu që larg duart nga ndryshimi i ligjit të gjuhës, po të ishit politikanë të mirë dhe me vizion, do ta avanconit këtë gjuhë, por jo edhe ta cungoni”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti ka derguar porosi edhe ndaj koalicionit VLEN, duke u thënë se nuk kanë as sa një mace.