Ahmeti: Nuk jemi të lidhur për pushtetin (Video)
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë u shpreh se BDI nuk konteston legjitimitetin e tyre në zgjedhje, por partia e Mickoskit nuk respektoi legjitimitetin te shqiptarët
“Do të demonstrojmë pakënaqësinë tone, revoltën tone me vendimin e tyre jo të drejtë që nuk respektuan legjitimitetin e fituar nga BDI dhe Fronti të cilët bashkë bënë fushatën dhe bashkë shënuam fitoren e radhës”, tha Ahemeti.
Sipas tij, kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe BDI do të angazhohet që të sqarojë opinionin se ky shtet ka ardhmëri dhe perspektivë duke respektuar votën e lirë, legjitimitetin i cili buron nga sovrani.
“Ne kemi fituar zgjedhjet. Para 18 viteve u bë ky gabim. Brenda 18 muajsh u organizuan zgjedhjet e parakohshme. Në ato zgjedhje fitoi BDI dhe filloi reflektimi në drejtim të respektimit të votës së lirë”, tha Ahmeti.
Siç transmeton Lideri.mk, kryetari i BDI-së ka shtuar: “Nuk jemi të lidhur për pushtetin, për ne është i rëndësishëm legjitimiteti”.
Deklaratën e Ahmetit mund ta përcillni nga minuta e 8 në videon në këtë LINK:
https://www.facebook.com/share/v/piDJPDoUcG9h49Ds/?mibextid=WC7FNe