BallinaMaqedoni

Ahmeti nuk don të dëgjojë për largimin e Thaçit, po mundohet ta rikthen te Fronti Evropian

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ende nuk e ka njoftuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për largimin e tij dhe të PDSH-së nga Fronti Evropian, raportojnë mediumet televizive.

Siç transmeton Lideri.mk, PDSH këtë informacion e ka lëshuar vetëm përmes mediave në formë jozyrtare, për të testuar reagimin e BDI-së dhe Frontit Evropian.

Mirepo burime partiake thonë për portalin Lideri.mk se Ahmeti nuk don as të dëgjojë për largimin e PDSH-së dhe Thaçit nga Fronti Evropian.

Deri sa në opinion filluan të qarkullojnë spekulime se cilat poste e drejtori do t’i takojnë PDSH-së, pasi e shihnin veçmë si pjesë të Qeverisë, marim vesh se Ahmeti po mundohet ta rikthen atë sërish te FE.

Pas largimit të Menduh Thaçit Fronti Evropian pritej të mbetet me 17 deputetë. Por deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, në pres konferencë të mbajtur insiston se ende kanë 18 deputetë, që do të thotë se ende e numërojnë Thaçin në radhët e tyre.

“Grupi parlamentar i Frontit Evropian funksionon me përbërje të plotë”, deklaroi Ajdari.

Edhe nga PDSH kanë thënë se Thaçi mbetet në komunikim vetëm me liderin e BDI-së Ali Ahmetin.

“Po lideri jonë është larguar nga Fronti Evropian dhe nuk ka më Front, kryetari do të ketë komunikim vetëm me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin”, thanë para disa ditëve nga PDSH.

Pikërisht të njëjtën ditë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se Menduh Thaçi është në linjë me Fronti Evropian.

“Ka pasur angazhime të tjera. Kam folur edh e para takimit, edhe pas takimit. Z. Thaçi është në linjë me Frontin Europian, nuk ka asnjë dilemë, por tani për të plotësuar humbjet, dështimet, pjesa qeveritare, kapen pas gjërave terciare”, theksoi Ahmeti.

Menduh Thaçi ishte kandidat për deputet në listën zgjedhore numër 6 ku edhe fitoi si deputet nën ombrellën e Frontin./Lideri