BallinaMaqedoni

Ahmeti nga Studeniçani: Shqiptarët nuk e durojnë poshtërimin

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në Studeniçan mori pjesë në mbledhjen me popullin, të organizuar nga Dega e partisë.

Gjatë takimit me banorët e Studeniçanit, thuhet në njoftimin drejtuar mediave, u diskutua për rëndësinë e marrëdhënieve ndëretnike dhe ruajtjen e multietnicitetit si vlerë të pazëvendësueshme për stabilitetin e vendit.

“Ali Ahmeti theksoi nevojën për mbrojtjen e të drejtave të arritura të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë, si dhe garantimin e barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallim. Një tjetër pikë thelbësore që u diskutua ishte zhvillimi i qëndrueshëm, që garanton një të ardhme të sigurt dhe të barabartë për të gjithë komunitetet”, thuhet në njoftimin e BDI-së. Ahmeti,

Ahmeti u shpreh më tej se shqiptarët kanë treguar gjithmonë maturinë dhe përgjegjshmërinë e tyre dhe janë të gatshëm të mbrojnë dinjitetin dhe të drejtat e tyre dhe se ata nuk e durojnë poshtërimin dhe nuk do të lejojnë që askush të minojë përpjekjet e tyre për barazi dhe respekt në këtë shoqëri.

“Ali Ahmeti siguroi se BDI do të vazhdojë të mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëjetesës ndërmjet grupeve etnike dhe për përparimin e një shoqërie ku të drejtat e secilit respektohen dhe të gjithë përfitojnë nga zhvillimet dhe mundësitë e reja”, thuhet në njoftimin për media të BDI-së.