Maqedoni

Ahmeti: Në Srebrenicë, vërtetë pati gjenocid

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në ClickPlus në TV21 ka folur edhe për Rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë.

Ai tha se vërtetë në Srebrenicë pati gjenocid, dhe kritikoi kreun e opozitës maqedonase që hodhi kritika edhe për Rezolutën ku Maqedonia e Veriut ishte bashkëfinancuese.

“Në Srebrenicë vërtetë pati gjenocid. Zotëri Mickoski doli edhe kundër kësaj, kundër Rezolutës. Hyn në përplasje të thellë me komunitetin boshnjak në vend”, tha Ahmeti.