Maqedoni

Ahmeti : Nderim në 35 vjetorin e rënies të dëshmorëve të kombit, Nesimi Elshani, Halim Hoti, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi

Nderim në 35 vjetorin e rënies të dëshmorëve të kombit, Nesimi Elshani, Halim Hoti, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniq.

Janari është muaji i dhembjes dhe i krenarisë së madhe kombëtare.

Kosova në ketë muaj të lavdisë së madhe, i dha shumë bijë e burra të pavdekshëm.

Ngjarja e 27 janarit të vitit 1990 në fshatin Brestovc të Rahovecit, ku u vranë nga policia barbare serbe katër dëshmorët e kombit, mbetet njëra nga evenimentet e mëdha në historinë e luftës për liri, demokraci e pavarësi të Kosovës.

Gjaku i derdhur i katër dëshmorëve të 27 janarit 1990 dhe plagosja e 19 demonstruesve, ishte hallka e re që i shtohej janarit të përgjakshëm, por të lavdishëm të popullit shqiptar të Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit të rënë në 27 janarin e vitit 1990 në Brestovc të Rahovecit dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.