Ahmeti: Modeli me gjashtë njësi zgjedhore është i përshtatshëm
Gjatë takimin që zhvilloi sot lideri i BDI-së Ali Ahmeti me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Jose Luis Lozano Garcia temë e bisedimeve ishte edhe Kodin zgjedhor.
Ahmeti konsideron që modeli aktual me gjashtë njësi zgjedhore është më i përshtatshëm për shkak se për të ndryshuar kodin zgjedhor dhe njësitë zgjedhore duhet një koncenzus më i gjerë dhe pajtueshmëri me të gjithë faktorët politik në vend dhe së si çështje duhet të shtrohet për debat në Kuvend.