BallinaMaqedoni

Ahmeti: Menduh Thaçi është me ne!

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi dje mungoi në tubimin e Frontit Europian. I pyetur për këtë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti siguroi se Thaçi mbetet në linjë me Frontin.

“Ka pasur angazhime të tjera. Kam folur edh e para takimit, edhe pas takimit. Z. Thaçi është në linjë me Frontin Europian, nuk ka asnjë dilemë, por tani për të plotësuar humbjet, dështimet, pjesa qeveritare, kapen pas gjërave terciare”, theksoi Ahmeti.