Zgjedhje Lokale 2021

Ahmeti: Kombi im ka qenë i keqtrajtuar

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë në Shuto Orizare i dha mbështetje të fuqishme listës së këshilltarëve të partisë që e drejton. Ndër të tjera ai foli edhe për të kaluarën, kur shqiptarët nuk i gëzonin të drejtat e tyre elementare, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Jemi këtu për të demonstruar përkrahjen që japim për listën e këshilltarëve, japim përkrahje të fortë të gjithë projekteve për të cilat ka nevojë komuna juaj që ju edhe jetoni.

Në këtë rrugë të drejtë ju jeni kategori kushtetuese dhe të trajtuar si gjithë të tjerët, pse unë kërkova që ju të jeni të trajtuar njejtë sepse kombi ka qenë I pushtuar, kombi im ka qenë i keqtrajtuar, kombit tim i ka munguar liria dhe unë i takoj këtij kombi që hakun tua jap të gjithë atyre që jetojnë bashkë në këtë qiell, uroj që marrëveshja e bërë të respektohet sepse është e dobishme për të gjithë.

I uroj sukses listës së këshilltarëve që me dinjitet të mbrojnë dhe të ngrisin emrat që japin zgjidhje për kërkesat e qytetarëve. Uroj të ketë një fushatë të denjë dhe të drejtë”, ka theksuar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. (INA)