Maqedoni

Ahmeti i shkon Taravarit në Gostivar

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka takuar kryetarin e ASH-së, Arben Taravari.

Siç mëson INA nga burime partiake, takimi është zhvilluar në ambientet e komunës, ku në fokus kanë qenë zhvillimet e fundit politike.

Partitë politike kanë intensifikuar takimet e tyre lidhur me zërat për zgjedhje të parakohshme apo një Qeveri të zgjeruar sipas kushteve që i bëri VMRO-DPMNE për një qeveri pa BDI, duke votuar ndryshimet kushtetuese.(INA)