Ahmeti i përgjigjet Mexhitit: BDI është parti kombëtare, jo parti e kazinove!
Kohë më parë nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti kishte deklaruar se BDI nga parti e e luftës dhe vlerave kombëtare, po shndërrohej në parti kazinosh, përcjell KlanM.
Po këtë pretendim të Mexhitit e ka mohuar sot kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
“BDI ka qenë, është dhe do të mbetet parti dhe avangardë e çështjes kombëtare në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi shkurt Ahmeti.
Kreu i BDI-së është deklaruar para takimi të thirrur në selinë e partisë në Reçicë të Tetovës. I pyetur nëse temë e takimit do të jetë shkarkimi i “Grupit të zjarrit”, Ali Ahmeti mohoi të ketë diçka të tillë, përcjell KlanMacedonia.
“Nuk ka të bëjë me shkarkime apo ngarkime. Ka të bëjë me konsulta mbi fillimin e zgjedhjeve në BDI, zgjedhje lokale nëpër degë dhe mobilizimin e koordinatorêve, të shefave të shtabeve zgjedhore”, tha mes tjerash Ahmeti./
/KlanMacedonia