Ahmeti e caktoi kandidatin e BDI-së për kryetar në komunën e Gostivarit
Valdet Xhaferi ka njoftuar se ka kaluar në krye të Qendrës Analitike “Abdilaqim Ademi”. Xhaferi ka falënderuar kreun e BDI-së Ali Ahmeti për besimin.
“Si njëri nga shumë të rinjtë e të rejat që janë rritur në Akademinë Politike të BDI-së, e ndiej si një nder dhe detyrë të veçantë që të udhëheq këtë institucion, i cili mban me krenari emrin e një figure të shquar si Abdilaqim Ademi – një personalitet që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin organizativ dhe institucional të lëvizjes sonë politike. Dua të falënderoj nga zemra liderin tonë, z.Ali Ahmeti, për besimin e dhënë Një mirënjohje e veçantë i drejtohet familjes së bashkëpartiakut, z.Abdilaqim Ademi, si dhe z.Bejtulla Ademi, për punën dhe angazhimin e tij si drejtor i deritanishëm i Qendrës”, ka shkruar mes tjerash Xhaferi.
Burime partiake në BDI, si dhe në degën e partisë në Gostivar thonë për portalin Lideri.mk se me marrjen e kreut në Institutin “Abdilaqim Ademi”, Xhaferi de facto ka marë edhe “bekimin” e kryetarit të partisë Ali Ahmeti si kandidat për kryetar të Godtivarit në zgjedhjet lokale të vjeshtës. “Nëse me këtë pajtohen edhe partnerët e Frontit Evropian, besojmë se do pajtohen, atëherë Xhaferi do të garon për kryetar në Gostivar”, thonë nga BDI për portalin Lideri.mk.
Gostivari është një sfidë e veçantë për BDI-në sepse në dy palë zgjedhje e humbën garën me Arben Taravarin.
Nga VLEN thuajse zyrtarisht është bë e ditur se kandidat i tyre në zgjedhje do të jetë ushtruesi aktual i detyrës kryetar komune, Valbon Limani./Lideri.mk