Ahmeti: ASH-VMRO është koalicion për një përdorim (VIDEO)
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin ClickPlus përball gazetarit Fatmir Aliu ka thënë se koalicioni mes Aleancës dhe VMRO-DPMNE-së është koaliion për interesa ditore, koalicion për një përdorim, por jo edhe afatgjatë.
“Mickoski ka bërë një taktizim dhe i ofrohet opozitës shqiptare për tu arsyetuar se nuk është nacionalist. Ai ka lënë pas krahëve të gjitha ofendimet që ka bërë opozita shqiptare kundër VMRO-së. VMRO është edhe nacionaliste, kur është jashtë pushtetit është antishqiptare, por kur është në pushtet bëhet komunikuese dhe bashkëpunuese dhe unë kam 100 argumente për këtë. Aleanca dhe VMRO-DPMNE nuk përputhen. Jam befasuar që për interesa të grupit të caktuar shkelën mbi ato konkluzione që kanë pas mbi veprimtarinë e VMRO-së dhe bën koalicion për të mundur BDI-në, në Kërçovë, Strugë, Gostivar, Çair por jo për të ofruar dhe program politik dhe jetë më të mirë për qytetarët,” ka deklaruar Ahmeti.