Sport

Aguero: “Nuk mund të luajë më futboll profesionist”

Barcelona striker Sergio Aguero cries during a press conference at the Camp Nou stadium in Barcelona, Spain, Wednesday, Dec. 15, 2021. Sergio Aguero has announced his retirement from football on Wednesday due to a heart condition. (AP Photo/Emilio Morenatti)
Për shkak të problemeve shëndetësore, sulmuesi argjentinas, Serhio Aguerro edhe zyrtarisht mbylli karrierën profesioniste. Aguerro përmes lotëve potencoi se nuk është në mundësi që të luajë futboll dhe faleminderoi Barcelonën për gjithçka që ka bërë për të, në këtë periudhë sa ka qenë te skuadra katalonase.

Ish sulmuesi i Mançester Sitit, ka bërë vetëm një paraqitje zyrtare në La Liga dhe shënoi një gol, në derbin kundër Real Madridit. Ndërkohë në sfidën e dytë, u detyrua të largohej me dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.

Barcelona striker Sergio Aguero cries during a press conference at the Camp Nou stadium in Barcelona, Spain, Wednesday, Dec. 15, 2021. Sergio Aguero has announced his retirement from football on Wednesday due to a heart condition. (AP Photo/Emilio Morenatti)
Serhio Aguerro, ish futbollist i Barcelonës

“Kjo konferencë është për t’ju bërë të ditur se është vendosur të largohem nga bota e futbollit. Falënderoj familjen time që më ka mbështetur që në fillim. Ëndrra ime ishte të luaja futboll. Nuk e kisha menduar kurrë se do të arrija në Evropë. Dua t’ju shpjegoj se bëra gjithçka që ishte e mundur për të pare, nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk ka pasur shumë. Që kur kam ardhur këtu të gjithë më kanë trajtuar shumë mirë. Nuk e kam përjetuar diku tjetër, janë fansa shumë të mëdhenj, e kam vënë re në rrugë… Të rinj e të mëdhenj. Nuk e di se çfarë më pret tani. E di që ka shumë njerëz që më duan dhe duan më të mirën për mua. Mirëpo unë po largohem me kokën lart.

Ndryshe Kun Aguerro, në 786 ndeshje të zhvilluara për Independienten, Atletiko Madridin, Mançester Sitin dhe Barcelonën, duke shënuar 427 gola.