Maqedoni

Afrim Gashi u takua me Presidentin Shqiptar, Ilir Meta

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretar i Përgjithshëm, Bekim Sali, u takua me Presidentin Shqiptar, Ilir Meta, i cili po qëndron në një vizitë disaditore në vendin tonë.
Në këtë takim vëllazëror u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe nevojën e thellimit të tyre në të gjitha planet.
Me këtë rast kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e njoftoi Presidentin Meta për kontributin e Alternativës në skenën politike dhe pozicionin e saj kundrejt detyrimeve integruese, shtetërore dhe shqiptare.
Presidenti Meta e përgëzoi kryetarin Gashi për rolin konstruktiv të Alternativës dhe uroi që kjo të përkthehet me integrim në BE, por edhe me suksese të tjera për shtetin dhe për shqiptarët.