Maqedoni

Afrim Gashi takohet me mandatarin Dimitar Kovaçevski

Sot, së bashku me nënkryetaren Safije Sadiki – Shaini, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, realizoi takim në selinë e LSDM-së, ku u pritën nga kryetari i ri, Dimitar Kovaçevski.
“Duke ia uruar detyrën e re kryetarit të posazgjedhur të socialdemokratëve, z. Kovaçevski, mes tjerash folëm edhe për të ardhmen e shtetit dhe planin qeveritar për shtet me orientim europian dhe progresiv. Alternativa, si pjesë e qeverisë së re, do të jetë e përkushtuar në avancimin e shtetit drejt familjes europiane dhe ndërtimin e shtetit progresiv”, njoftoi Gashi pas takimit.