Afrim Gashi takohet me ish kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj
Sot kisha kënaqësi ta pres në Shkup prof. Enver Hoxhajn, ish kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputet e nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Biseduam për zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë për ato në Kosovë. Shpjegimet e prof. Hoxhajt, qoftë si politikan me përvojë, por edhe si profesor, janë gjithnjë me interes dhe prandaj është kënaqësi secili takim me të.