Maqedoni

Afrim Gashi pret në selinë e Alternativës përfaqësuesit e OSBE-ODIHR në Shkup

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lulzim Aliu, aktualisht edhe Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor, sot në selinë qendrore të partisë kanë pritur në takim shefen e Misionit të OSBE – ODIHR në Shkup, Tana de Zelueta dhe këshilltaren politike, Daniela Diaconu.
Në takim, u bisedua mbi përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, anomalitë gjatë cikleve të kaluara zgjedhore dhe rolin e rëndësishëm të OSBE – ODIHR për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.
Kryetari Gashi, gjithashtu potencoi se sistemi i fingerprintit në këto zgjedhje, do të jetë njëra ndër mekanizmat më të fuqishme zgjedhore, që do të mund të parandalojë shkeljet flagrante që ndodhin gjatë procesit zgjedhor. Alternativa u zotua që zgjedhjet lokale të tetorit të mbahen në frymë dhe harmoni të demokratizimit të vendit, me zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.