Afrim Gashi nga Saraji: Populli nuk mashtrohet më me gënjeshtra si “kryeministri shqiptar”
Sonte, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, agjendën e tij të takimeve e ka vazhduar në komunën e Sarajit, ku u mirëpritë nga aktivistë dhe simpatizantë të koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët.
Në fjalën e tij para banorëve të Sarajit, Gashi kërkoi mbështetje për koalicionin duke theksuar se 17 tetori është dita e ndryshimit të rrethanave politike në vend.
“Ata që e mashtruan këtë popull më 2020 nuk meritojnë besimin e këtij populli. Dhe, ky popull nuk mashtrohet më me gënjeshtra si “kryeministri shqiptar”, përfundoi Gashi.