Afaristi kumanovar Feriz Dervishi botoi Monografi për fshatin e lindjes, Bellanocin
Pas një mundi dhe sakrifice 4 vjeçare, biznesmeni kumanovar Feriz Dervishi ka publikuar monografinë për vendlindjen e tij, fshatin Bellanoc të komunës së Likovës. Botimin e monografisë Dervishi e ka quajtur “një ëndërr të realizuar” të veten por edhe të gjithë Bellanocasve, shkruan Lideri.mk.
“Faleminderit që këtë ëndërr e bëre realitet. Ndoshta mua nuk më takon të thuri vargje për ty sepse je prindi im por duke ditur me sa përkushtim dhe vullnet ke punuar në këtë monografi u ndjeva i obliguar të shkruaj dy rreshta për njeriun, prindin, shokun udhërrëfyesin e pa lodhshëm, vizionarin Feriz Dervishi. Një vëllim që do ta bëj çdo Bellanocas krenar, një histori që asnjëherë nuk do të vdes por do të percjellet nga gjenerata në gjeneratë, një kulturë e vjetër që do të trashëgohet ndër breza, andaj Faleminderit për kët monografi, Faleminderit për kontributin që ke dhënë dhe po jep për familjen, farefisin,dhe rrethin. Zoti të bekoftë dhe të dhashtë shëndet”, e ka uruar djali i tij Ridvan Dervishi, poashtu afarist i njohur./Lideri