Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, mbi 603,000 udhëtarë në tremujorin e parë
Rritet qarkullimi i udhëtarëve përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, pas vizitës në Njësinë Ndërinstitucionale Kufitare.
“Në tremujorin e parë të Stacionit policor për kontrolle kufitare Aeroporti Ndërkombëtar, në lidhje me punën e kësaj njësie organizative, vërejmë një fluks të shtuar të udhëtarëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me gjithsej 603,537 të regjistruar nga të cilat 296,728 udhëtarë vendas dhe 306,809 të huaj dhe në të ishin edhe 2,507 avionë vendas dhe të huaj. Lidhur me veprat e regjistruara penale, shënojmë dy raste të zbuluara të dokumenteve të falsifikuara. Janë paraqitur 65 kallëzime kundërvajtëse dhe janë kryer 92 kontrolle të personave, 14 persona janë privuar nga liria, 78 persona janë ndaluar.”, ka thënë Bojmacaliev pas takimit, theksohet në kumtesën e MPB-së.