June 30, 2024
Maqedoni

Aeroplanët në Aeroportin e Shkupit do të fluturojnë, prolongohet greva e paralajmëruar

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror pas takimit disa orësh gjatë ditës së djeshme në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, ka vendosur që mos ta realizojë grevën e paralajmëruar për ditën e sotme, përcjell TV21. Pas takimit, u njoftua se sipas marrëveshjes, të gjitha kërkesat e tyre pritet të realizohen deri në fund të muajit.

“Ramë dakord që të punojmë në ngritjen e nivelit të transparencës për të gjitha çështjet, deri në përgatitjen e studimit që do të japë drejtimin e ardhshme për zhvillimin e ndërmarrjes. Njoftojmë opinionin publik se greva do të shtyhet, për t’i dhënë hapësirë ​​tejkalimit të çështjeve të hapura”, njoftuan mbrëmë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Kërkesat e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror janë: Përmirësimi i kushteve të punës në Kontrollin e Trafikut Ajror, zëvendësimi i pajisjeve të vjetruara me të reja dhe vendosja e “përzgjedhjes normale të personelit të kërkuar për punësim”./tv21.tv