Maqedoni

Ademi: Siljanovska në fjalinë e parë shkeli Kushtetutën

Deputeti nga radhët e BDI-së, Arbër Ademi, shprehu keqardhjen e tij sot në një konferencë për media pas betimit të kryetares së re Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas tij, ajo që në fjalinë e parë e ka shkelur Kushtetutën duke mos përmendur “Republikën” dhe “Maqedoninë e Veriut”.

“Ndjejmë keqardhje për fjalimin e presidentes së vendit z.Gordana Siljanovska Davkova shkeli Кushtetutën në fjalinë e parë duke mos e përmendur Republika dhe jo më Republika e Maqedonisë së Veriut me të gjitha implikimet që ka, tha se është koha për unitet, ajo përmendi vetëm dy liderë nga blloku maqedonas duke i përjashtuar të gjithë nga uniteti. Ishte një fjalim për 8 Marsin, pa asgjë thelbësore, as nuk u permend NATO, as anëtarësimi i RMV-së në NATO dhe detyrimet dhe të gjitha sfidat që kemi përpara, as një fjalë për EU dhe proceset e eurointegrimit të RMV-së, dhe të gjitha sfidat dhe detyrat të cilat na presin lidhur me procesin eurointegrues, as një fjalë për mardhëniet ndëretnike, për Marrëveshjen kornizë,Marrëveshjen e Prespës, Bullgarisë dhe ndryshimet Kushtetuese”, tha Arbër Ademi.