Ademi: Fronti Europian prin me 30.000 vota diferencë! Nëse vazhdojmë kështu, fitojmë mbi 20 deputetë
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për shtyp tha se Fronti Europian prit në krahasim me opoziten shqiptare në dallim prej 30.000 votave. Ademi tha se nëse vazhdon kështu, FE do të fitojë mbi 20 deputetë.
“Fronti Europian prin me 30.000 vota dallim karshi opozitës. Thuaj se në të gjitha komunat jemi në epërsi. Në Dibër 2:1, në Strugë më tepër se 2:1, në Kërçpovë 5:1, Vrapçishtë më tepër se 2:1. Në epërsi jemi edhe këtu në Tetovë. Në epërsi jemi edhe në Gostivar, në epërsi gjithsesi se jemi edhe në Kumanovë e Likovë, më vonë dalim me të dhëna më të hollësishme, por nëse vazhdojmë me këtë trend, Fronti Europian do të ketë më shumë se 20 deputetë”, theskoi Ademi.