SHOWBIZ

Adelina Tahiri publikon foto me bashkëshortin – uron Fitër Bajramin

Adelina Tahiri prej kohësh ka qenë në fokus të mediave dhe e gjithë kjo pasi u aludua për ndarjen nga bashkëshorti, Serjoza Markov.

E gjithë kjo erdhi pasi për një periudhë Adelina nuk publikoi fotografi me bashkëshortin, gjë që la të kuptonte se lidhja nuk po funksionin siç duhet, madje edhe vetë Adelina që në disa intervista e pranoi publikisht krizën në të cilën po kalonte.

Por pavarësisht të gjithave, gjërat siç duket janë përmirësuar pasi këngëtarja publikoi një foto sot për Bajram, krah Markov dhe djalit, Jonin.

Me këtë shkrepje, Adelina ka dashur të përçojë mesazhin e familjes kompakte dhe të lumtur që ka tejkaluar sfidat e kohëve të fundit.