Abetarja e unifikuar për herë të parë shpërndahet edhe në shkollat e Zhelinës!
“ABETARE-ja e unifikuar për herë të parë shpërndahet edhe në shkollat e Zhelinës! Sot, në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë dhe në shkollën “Pashko Vasa” në Grupçin, për herë të parë pas 20 viteve, e shpërndamë Abetaren e parë shqipe e cila është e vetmja Abetare e unifikuar për të gjithë nxënësit shqiptarë ngado që mësojnë shkronjat shqip. Ky trendë shënon histori në sistemin arsimorë të këtij shteti, do të vazhdojë tek çdo shkollë e tek çdo nxënës”, shkruan kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.