September 19, 2024
KulturëMaqedoni

ABC Poetike nga Shkupi organizoi edicionin e 5-të tradicional “Deti dhe poezia” në Durrës

Në datat 23-24 gusht në Golem Durrësit Shoqata e Shkrumtarëve ABC Poetike-Shkup, realizoi me sukses Edicionin e 5-të tradicional “Deti dhe poezia” në kuadër të jubileut 5 vjeçar të këtij manifestimi vlerash poetike tashmë të bërë traditë, njofton kryetari i Shoqatës, Vullnet Sadiku.

“ABC dhe fjala e artë udhëton dhe përcillet në çdo cep të trojeve arbnore..
Dy ditë të këtij fund gushti edhe pse vapa përvëluese poetët na nderuan znj. Bujana Malaj, rapsod i kombit Tahir Seferi, poetët Sadije Haliti, Sadri Jakupi, regjisori-artist Mejdi Alidemi, veterani Murat Loku, Liman Limani, poetët nga Kosova Mynyvere Rukovci, Barie Sejdiu, nga Dibra poete Miranda Troci, e shumë të tjerë në këtë aktivitet vlerash kombëtar”, deklaroi për portalin Lideri.mk kryetari i ABC Poetike, Vullnet Sadiku pas përfundimit të evenimentit.
Sipas tij, një mirënjohje të veçantë meriotn mjeshtri i kamerës Alush Veseli për pasqyrimin-fotografimin e këtij aktiviteti.

“Ju premtojmë që ky artivitet do të mbahet çdo vit pranë detit. Mirënjohje dhe falenderime për gjithë poetët pjesmarrës nga gjitha viset”, tha Sadiku./Lideri