AAA: Të vihen në funksion autobusët në Tetovë
Partia Alternativa kërkon nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi t’i vë urgjentisht në përdorim autobusët urban të blerë nga muaji janar. Sipas kësaj partie, më vënien në funksion të autobusëve do të lehtësohet komunikacioni i ngarkuar në këtë qytet. Nga ky subjekt kërkojnë që Arifi të mos i keqpërdor autobusët për pikë politike.
“Alternativa dega Tetovë kërkon nga kryetarja e Komunës së Tetovës që urgjentisht t’i fusë në shërbim të qytetarëve autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, me çka sadopak do të duhej të lehtësohej komunikacioni i stërngarkuar. Ajo duhet ta ketë mësuar leksionin se nuk fitohen pikë të imëta politike duke i vonuar projektet dhe duke i lëshuar ato në vigjilje të zgjedhjeve lokale të tetorit. Qytetarët e Tetovës nuk janë sklerotikë, siç i pandeh kryetarja Arifi”– deklaroi Faton Selmai, Kryetar i degës së Alternativës, Tetovë.