A u kërcënua Kastriot Rexhepi nga pushteti, ja si përgjigjet Grubi
Zëvendëskryeministri Artan Grubi, ka komentuar vendimin e Kastriot Rexhepit për mospjesëmarrje në seancën ku pritet të votohet rrëzimi i Qeverisë, shkruan Alsat.
Grubi ka thënë se në kuvend ka dy rrreshtime, një që është drejt properëndimit dhe një rreshtim që na sjellë drejt izolimit.
Ai është pyetur në lidhje me akuzat që iu bënë nga i pari i Lëvizjes Besa, se pushteti ka kërcënuar deputetin Rexhepi, ndërsa ka thënë se është e pavërtetë kjo.
“E pavërtetë, Kastrioti ka qenë gjithmonë i orientuar drejt BE-së dhe NATO-s. Ia di bindjet e plota që zemra e tij fle në Ëashington dhe Bruksel”, ka thënë Grubi.
Krejt në fund ai ka thënë se me të nuk ka komunikuar, të paktën ai jo.