Opinion

A mund të jetë gjithkush intelektual?!…

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Në kohën e fundit po përdoret shumë fjala intelektual ose intelaktuale dhe me këtë fjalë duhet të krenohemi të gjithë, sepse kjo fjalë ka një peshë dhe vlerë shumë të rëndsishme. Intelektuali- intelektualja është një person që ka një përgatitje të veçantë në një fushë të shkencës , të teknikës, të kulturës e një formimi të gjërë arsimor dhe merret kryesisht me punë mendore. Ai ( ajo) që ka të bëj me mendjen , me arsyen e me gjykimin , që i përket intelektit mendor. Ai i cili ka zhvillim intelektual. Punë ( jetë, veprimtari) që merret kryesisht me punë mendore.

Sipas meje termi intelektual sot me të madhe është duke u keqpërdorur dhe duke e emërtuar çdokend me këtë emër. Unë habiten se me çfarë kritere mund të quhet çdokush intelektual. Një numër i madh e quajnë veten intelektual sipas mbarimit të ndonjë shkollimi të lartë që për mua nuk është e pranishme, sepse shumëkush mund të ketë kryer ose do të kryej një shkollim të lartë dhe varet se si e ka kryer, por sido që të jetë ai ose ajo nuk mund të jenë intelektual, sepse për të qenë intelektual ka kritere të caktuara dhe nuk mund të jetë intelektual çdokush dhe gjithkush.

Është diçka tjetër pse ti ke dëshirë të jesh ose të quajnë të tjerët intelektual, por faktikisht ti nuk posedon kritere për ta quajtur veten intelektual, por as të tjerët nuk mund të quajnë, sepse ti si intelektual duhesh të verifikohesh me veprimtarinë e një intelektuali.

Sot kemi aq shumë të shkolluar që dikur nuk i kemi pasur kaq në numër, por ne nuk mund të gjithë të i quajmë ata ( ato) që kanë mbaruar shkollime të larta dhe në këto mbarime të shkollimeve të larta ka shumë dallime në mes tyre, sepse dikush e ka mbaruar shkollimin me anë të diturisë e dikush e ka blerë te “ Ura e gurit” apo diku tjetër dhe është shumë e padrejtë të i fusim të shkolluarit e vërtetetë me blerësit e fakulteteve, magjistraturave e doktoraturave me një thes të bërbashkët.

Një gjë e tillë jo që është një padrejtësi e madhe, por është edhe mëkat i madh. Jo more kjo nuk mund të lejohet kursesi dhe mu për këtë konstatoj me bindje të plotë se gjithkush dhe çdokush nuk mund të bart emrin intelektual.