“A mund te internohet bukuria??”
Nga Beqir SINA
TIRANE : Një nga fotografët më të spikatur në Shqipëri të kohës post/komuniste në Tiranë, Roland Tasho, fotoreporter i njohur mirë për fotografitë e tij në protestat e dhjetorit të viteve ’90, dhe një sërë albumesh që kanë në qendër komunitetet shqiptare jashtë Shqipërisë, fotografitë e rralla nga shqiptarët e Amerikës, vjen kësaj radhe me një fotografi që të mahnitë me bukurinë e një vajze shqiptare.
Ai ka sjellur ashtu originale “ pa filtra” si e ka bërë Zoti, dhe natyrisht kësaj radhe ashtu si di vetëm, ai, fotografinë portret e një vajze shqiptare, që e kanë “internuar” në kohën e dikaturës më të egër në botë, kohën hoxhiste, sepse ajo ishte e “bukur”.
Duke parë fotografinë e Roland Tashos, mund të thuhet se i vetmi “gabim” i kësaj vajzës së lindur ashtu të bukur që më pas u dënua politikisht duke u interrnuar, duket se paska qenë ngase Zoti, vetë, asaj i fali bukrurinë e vajzës shqiptare.
Tasho, shkruan në diçiturë se ajo është Entela Belishova , e cila sipas tij ka qenë nje bukuri e atyre viteve qe qytetaret e kulturuar të Tiranës e panë athere kur ajo dhe motra e saj filluan të shkonin ne Tirane, “nuk kishte njeri qe te mos ndalonte e ta shihte,”shkruan Tasho.
“Ajo vinte nge Lezha, sepse familja e saj ishte e internuar atje… A mund te internohet bukuria ??”, pyet ai.
Dhe, spjegon: Entela dhe Etleva ishin dy motra binjake. Ato filluan te vinin ne Tirane ishin 16 vjece dhe ndaj nuk ishin te para ne ato xhirot e mbremjve të atyre viteve nostaligjike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
“Ndaj rinia e Tiranes e asaj kohe ndalonte dhe i shihte gjithe admirim.
Ato ishin te bukura dhe shume te kulturuara,” shkruan Roland Tasho teksa ka shpërndar duke e ndarë me shqiptarët në rrjetet sociale atë foton e bukurisë së mahnitshme të vitit 1985, të Entela Belishovës, e cila ishte e interrnuar me familjen e saj në Lezhë.